Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dënuar ashpër përpjekjet e autoriteteve të Serbisë për të ndaluar subvencionimin e bujqëve shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe vendeve të Quint-it të monitorojnë këtë situatë, përcjell Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky donacion, i inicuar me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit patur parasysh që edhe më tej komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, ndër më të varfërat me papunësi të lartë e veçanërisht tek të rinjtë”, ka shkruar Bislimi.
“Më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike. Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës”, tha Bislimi.
Ndër të tjera, Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftojmë Bashkimin Evropian, OSBE-në, shtetet e Quint-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës qëndron e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe identitetin kombëtar, kulturor e gjuhësor”, shkroi Bislimi./Arbresh.info
BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Shtatë shenjat e çuditshme që tregojnë se vuani nga migrena
Për herë të parë në historinë e Champions League, dy baballa...
Bekim Jashari: Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste el...
Vetëvendosja mohon raportimet se Besarta Jashari do jetë kan...
Gjesti dhe Leo dhurojnë spektakël me këndim e sfilatë në ‘Ta...