Derisa Policia e Kosovës po pengohet nga Serbia të anëtarësohet në Interpol, ky shtet po e pengon edhe inkuadrimin e shqiptarëve në polici shumetnike në Luginë.
Numri i shqiptarëve në policinë shumetnike në tri komunat e Luginës, është në rënie e sipër.
Këtë konstatim e ka nxjerrë një hulumtim i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Luginës së Preshevës. Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Luginë, ka reaguar ndaj dukurisë së zvogëlimit të numrit të shqiptarëve në strukturën e policisë multietnike në Luginë e Preshevës.
Formacion ky i formuar, pas arritjes së paqes në rajon. Belgzim Kamberi i KDNJ-së, ka thënë rënia e numrit të shqiptarëve në policinë multietnike po vazhdon gjithnjë e më shumë, pa marrë parasysh arsyet e drejta a po jo të drejta, ndërkohë që ata nuk po zëvendësohen përsëri me shqiptarë dhe janë fare pak të ngritur në zinxhirin komandues.
Naser Aziri, ish kryetar i Komisionit për formimin e policisë multietnike, ka thënë se marrëveshja e vitit 2002, ka pas për bazë përfaqësimin proporcional në bazë të strukturës së popullatës, që i bie se shqiptarët do të duhej të jenë me numër më të madh të përfaqësuar në këtë formacion policor.
Në bazë të një hulumtimit të realizuar,i pari i KDNJ-së, ka thënë se policia multietnike është e pa kompetenca për sa i përket çështjeve jetike të sigurisë.
KDNJ e Luginës Përderisa numri i shqiptarëve në policinë multietnike të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës është në rënie e sipër, plotësimi i tyre po bëhet me pjesëtarë të komuniteteve serbe, rome e të tjera, të cilët vijnë nga komuna të tjera jashtë Luginës, konstatohet në KDNJ.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë