Paralajmërimi i shefit të delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, AvniArifi që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje, nga analistët në vend po vlerësohet si i drejtë, transmeton arbresh.info.
Kjo për faktin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që në këtë marrëveshje janë gjetur rreth 22 shkelje.
Politologu Gurakuç Kuçi, thotë për “Arbresh.info” se çdo insistim tjetër duke mos iu përmbajtur gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese për këtë marrëveshje është i padrejtë.
“Nuk ka zgjidhje tjetër dhe duhet të këmbëngulet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet patjetër që të themelohet vetëm bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese tëKosovës, dhe çdo insistim ndryshe nga kushdo qoftëështë kundër rendit demokratik dhe institucional në Kosovë. Madje, për Asociacionin nuk duhet të ketë në asnjë moment negociata të reja dhe as flirte nga asnjë palë e përfshirë në proces”, ka thënë ai.
Sipas tij jo vetëm pala kosovare duhet të insistojë në këtë por edhe vet Bashkimi Evropian.
“Vetë Bashkimi Evropian duhet të jetë edhe njëinsistues i fuqishëm për respektimin e vendimit të Kushtetueses në rast se Beogradi nëpërmjet Listës Serbe bënë veprime të njëanshme në mosrespektimin e rendit kushtetues të Kosovës. Pala serbe, sigurisht, që do të insistoj tek marrëveshja dhe kundër vendimit të kushtetueses e madje do mundohen të shfrytëzojnë varësinë e qeverisë tek votat e tyre dhe përçarjen e shqiptarëve në Kuvend”, ka pohuar Kuçi për arbresh.info.
Por, ndryshe mendon analisti Bajrush Morina. Sipas tij edhe pse shefi i delegacionit kosovar e kërkon një gjë të tillëkjo nuk mund të ndodhë për shkak që as Brukseli e as Serbia nuk mund të pajtohen me këtë.
“Për bisedime vendos Brukseli. Draft të ri nuk do të ketë për Asociacionin. Bashkësia serbe e komunave do të themelohet në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse në ndërkohë nuk merren vesh ndryshe Hashimi me Vuçiqin, ndoshta edhe për ndarje të Kosovës”, ka deklaruar Morina.
Ai ka thënë se nuk mundet assesi shefi i delegacionit kosovar në bisedimet në Bruksel të fillojë siç e ka quajtur ai lojë të bisedimeve.
“Nuk mundet AvniArifi me ia nis lojës së bisedimeve prej fillimit, me hartu draft të ri të Marrëveshjes, me u pajtu me këtë “draft të ri Made in AvniArifi” për Asociacionin, mu pajtu me këtë draft Serbia e Brukseli”, ka thënë ai.
Shefi i negociatave me Serbinë, AvniArifi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e pranon në asnjë mënyrë Asociacionin me shkeljet kushtetuese që përmban e që sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar 22 sosh
“Kjo qeveri nuk e pranon në asnjë mënyrë Asociacionin i cili përmban shkelje kushtetuese, kemi edhe përkrahje ndërkombëtare. Ju e dini që kanë qenë 22 shkelje kushtetuese, i takon Qeverisë që të punojë në draftimin e ri të Asociacionit”, ka thënë Arifi./arbresh.info/
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar