Koordinatori nacional për bashkëpunim me UNESCO-n për Trashëgimi Kulturore, Vladimir Dzamiq ka thënë se vendimi amerikan për t’u tërhequr nga UNESCO nuk është fort i habitshëm.
Sipas tij, ky vendim nuk do të ndryshojë asgjë kur bëhet fjalë për lobimin rreth anëtarësimit të Kosovës në agjencinë e OKB-së, për kulturë dhe arsim, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk duhet të heqim dorë. Qëllimi ynë është që Kosova të mos jetë në UNESCO”, ka thënë Dzamiq për RTS.
Edhe Moska zyrtare e ka komentuar largimin e SHBA-ve nga UNESCO.
“Ky vendim i udhëheqjes amerikane është për të ardhur keq. Vendi që ka marrë pjesë që nga fillimi i UNESCO-s po largohet në një kohë të vështirë në organizatë dhe me këtë lëvizje e përkeqëson situatën për të”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...