Google ADS

Serbia nuk ka të drejtë ankese ndaj vendimit për Haradinajn

09:40 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Gjykata në Colmar ka marrë vendim për lirimin e drejtuesit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Kjo gjykatë refuzoi kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e tij, sipas deklaratës së Gjykatës së Apelit në Colmar.

Haradinaj u shpall i pafajshëm me vendim gjyqësor dhe brenda 24 orëve nuk mund të kthehet në Kosovë.

Bëhet e ditur se Gjykata e Serbisë nuk ka të drejtë ankese ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit.

Serbia kërkon Haradinajn për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës kundër civilëve në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme