Serbia nuk ka asnjë lloj kompetence për hapësirën ajrore të Kosovës.
Është e vërtetë se ka pasur përpjekje nga Serbia dhe ka kërkuar kontrollin ajror të Kosovës, por kjo temë asnjëherë nuk është trajtuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, sepse është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë.
Kështu ka deklaruar drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj, duke hequr çdo dilemë dhe shqetësim të deputetëve gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme.
Gjonbalaj tha se kërkesë e Serbisë ka qenë edhe për ndërtimin e një radari në Kopaonik, por kjo nuk është lejuar të ndodhë.
Ai ka treguar se hapësira ajrore e lartë është kompetencë e NATO-s e cila ka përzgjedhur kompaninë bullgare për monitorim prej vitit 2014 deri 2018.
Ai tha se mbetet sfidë kontrolli i kufizuar i hapësirës së ulët ajrore ku Kosova ka vetëm një korridor me Maqedoninë, dhe jo me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit nga Lista Serbe Bojan Mitiq, i cili tha se në Bruksel është arritur marrëveshje për fluturimin ajror Prishtinë-Beograd.
Por këtë e ka kundërshtuar Gjonabalaj i cili tha se nuk ka këso lloj marrëveshje as për fluturim as për korridor ajror.
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...