Google ADS

Serbia nuk është një partner konstruktiv

11:37 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia vazhdon të ruaj ndaj Kosovës të njëjtat politika që kanë shkaktuar luftë e gjenocid.

Thaçi ka thënë se Serbia nuk është një partner konstruktiv por burim i nacionalizmit, shkruan arbresh.info.

“Serbia ndaj Kosovës ruan të njëjtat politika që kanë shkaktuar luftë dhe gjenocid. Pra Serbia nuk është një partner konstruktiv por është burim i nacionalizmit që kërcënon rajonin. Serbia vazhdon të pengoj konsolidimin e Kosovës. Dëshmitë e fundit për këtë janë provokimet me trenin dhe muri në Mitrovicë. Këto janë kërcënime edhe për tërë rajonin. Janë hapa në kundërshtim me synimet e bashkësisë ndërkombëtare në rajonin tonë”, është shprehur Thaçi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme