Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i ka kërkuar Qeverisë serbe të zvogëlojë numrin e ambasadave në vendet e BE-së dhe ta rrisë numrin e tyre në ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën.
Në një takim të mbajtur për raportin vjetor të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë drejt BE-së, Daçiq ka thënë se Qeveria duhet të marrë parasysh ndryshimet në diplomaci, transmeton lajmi.net.
“Daçiq tha se ne kemi shumë ambasadorë në vendet evropiane, dhe ato janë vende që e kanë njohur Kosovën ose që janë për ne më pak të rëndësishme, andaj ata mund të lëvizin në ato vende që nuk e kanë njohur apo që synojnë ta tërheqin njohjen”, thotë burimi i Blicit serb.
Ndërsa, ministrja e Integrimeve e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, ka thënë se deklarata e Daçiqit është e imagjinuar dhe nuk mund të ndodhë.
Historia e rishpërndarjes së rrjetit diplomatik ka qenë prej kohësh një gjë e zakonshme. Pyetja e vetme tani është nëse do të mbyllen ambasadat në vendet e BE-së në fazën e integrimit evropian.
“Presidenti Vuçiq dha urdhrin për të shqyrtuar rrjetin e misioneve diplomatike, konsullore dhe numrin e njerëzve, si dhe shumë vende evropiane që nuk ka ambasada. Në përputhje me nevojat politike, ne do të veprojmë edhe me diplomacinë”, ka thënë ajo.
Shqyrtimi dhe rishpërndarja e rrjetit diplomatik, siç është mësuar, është planifikuar dhe do të zbatohet në nivel të gjithë botës.
“Vlerësimi i lidershipit tonë shtetëror është se ne nuk kemi ambasada në disa vende të rëndësishme, të tilla si Vietnami, Kili, Peru si dhe në disa vende të Afrikës, për shkak të Kosovës do të hapin misione diplomatike në këto vende”, ka thënë burimi i medies serbe.
Daçiq ka njoftuar kohën e fundit se në këtë vit do të ketë ndryshim të madh në të paktën 30 deri në 40 misione diplomatike dhe konsullore. Ai ka thënë se një numër i madh i punonjësve të diplomacinë tani dalin në pension dhe duhet të zëvendësohen. /Lajmi.net/
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell