Google ADS

Serbia mobilizohet për kërkimin e gazetarit të zhdukur që po hetonte vrasjen e Ivanoviqit

14:58 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, pas marrjes së informacionit për zhdukjen e gazetarit Stefan Cvetkoviq, ka përfshirë disa njësi të ndryshme organizative të xhandarmërisë, zhytësit dhe helikopterë.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme, në Kishën e Bardhë në Beograd janë dërguar dhjetëra anëtarë të xhandarmërisë, pastaj zhytësit për shkak të kërkimeve në liqen dhe kanalit Danub-Tisa-Danub, si edhe anëtarë të policisë kriminale.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar edhe qenë të Brigadës së Policisë, dhe janë të angazhuar edhe dy helikopterë të Ministrisë së Brendshme që fluturojnë mbi terrenin në afërsi të Kishës së Bardhë.

Policia po heton në mënyrë intensive të gjitha rrethanat e këtij rasti, konfirmoi sot në Krushevc presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Gazetari Stefan Cvetkoviq nga Bela Crkva u zhduk mbrëmë. Është gjetur vetura me dyer të hapura dhe drita të ndezura, ndërsa është në pronësi të babait të tij. Dëshmitarët okularë i thanë agjencisë Beta se pranë veturës është gjetur një orë dore e Cvetkoviq.

Ai ka qenë duke hetuar rastin e vrasjes enigmatike të politikanit serb Oliver Ivanoviq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme