Zyrtarë të lartë amerikanë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq presin një verë të nxehtë diplomatike kur bëhet fjalë për Kosovën.
Vuçiq gjatë verës pret të zhvillojë takime me parlamentarët francezë dhe ministrin e mbrojtjes së Bjellorusisë, dhe më pas kreu i shtetit serb do të udhëtojë për në Minsk, ku do të ketë një seri takimesh, shkruan Blici serb, transmeton Klan Kosova.
Kjo gazetë shkruan se më 1 korrik në Paris do të mbahet një takim i liderëve të rajonit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, dhe pastaj ky i fundit në mes të korrikut shkon në Serbi.
Vuçiq gjatë forumit të javës së shkuar të mbajtur në Bratislavë është takuar me zyrtarët amerikanë Ron Johnson dhe Philip Reeker, dhe pati një debat me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi.
Presidenti serb pastaj foli në telefon me Angela Merkel, dhe më vonë me përfaqësues të Konventës Kombëtare rreth BE-së dhe zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...