Një takim i nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më 14 të këtij muaji.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se në këtë takim do të diskutohet qasja destruktive e Serbisë karshi dialogut, derisa presin nga ndërmjetësuesit që palës serbe t’i tërhiqet vëmendja për moszbatim të marrëveshjes së mëhershme të Brukselit dhe asaj të Ohrit.
“Është e qartë se marrëveshja e Brukselit në mes të kryeministrit të Kosovës dhe palës serbe dhe Marrëveshja e Ohrit janë shkelur vazhdimisht nga pala serbe. Prandaj ne presim që kjo çështje të diskutohet. Ne duhet të kemi zbatim të marrëveshjeve sepse në fund të fundit, pse bëjmë marrëveshje?! Që ta zbatojë vetëm njëra palë? Prandaj ne presim që edhe ndërmjetësit të jenë më të balancuar në këtë aspekt dhe të kërkojë edhe prej palës e cila nuk po i zbaton marrëveshjet, ti zbatojë ato dhe të ecim tutje. Ne si shtet jemi të interesuar që me fqinjin tonë verior ti mbyllim njëherë e mirë çështjet. Por natyrisht që interesi ose detyra e kryeministrit të qeverisë por edhe e jona si deputet është që të mbrojmë kushtetutshmërinë, integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe ato janë qëndrime që nuk negociohen”, tha për RTK Agon Batusha deputet nga LVV.
Ndërkaq, subjektet politike opozitare nuk presin rezultate konkrete nga takimi i 14 shtatorit. Sipas tyre, në këtë takim do të diskutohet çështja e veriut të Kosovës, për të cilën gjë thonë se nuk do të duhej.
“Sa i përket dialogut Kosova duhet ta ketë pozicionin e qartë. Mendoj se zotëri Kurti dhe qeveria aktuale ka devijuar nga pozicioni i Kosovës. Kosova ka pas një pozicion që të ndalet njohja reciproke në mes të dy shteteve por thash që ka devijuar mendoj që zotëri Kurti nuk ka agjendë për dialogun dhe nuk pres asnjë rezultat nga ai”, tha Hajdar Beqa deputet nga PDK.
“Sigurisht edhe ky takim do të jetë një nga takimet e dështuara sepse në këtë takim sipas mendimit tim do të diskutohen vetëm pasojat që janë shkaktuar deri më tani në Veri dhe si të riparohen ato. Nga dialogu unë nuk pres që do të ketë diçka”, tha Agim Veli deputet nga LDK.
“Nuk pres asnjë dakordim dhe nuk pres asnjë ecje tutje për shkak se dinamikat të cilat i ka sot Kosova janë tepër problematike. Kosova është nën sanksione, Kosova është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian dhe nuk pres ndonjë çështje e cila e ndihmon forcimin e Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe po ashtu të jashtëm”, tha Besnik Tahiri shef i GP të AAK-së.
Ndonëse takimin e 14 shkurtit e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, ende nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen në këtë takim.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...