Mediet e afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kanë publikuar lajmin kinse një grup i shqiptarëve planifikon sulm kundër popullatës serbe të veriut, dhe se për këtë sulm janë siguruar edhe armë.
Por, burimet e arbresh.info brenda institucioneve të sigurisë e mohojnë një gjë të tillë.
“Disa arka me armë të humbura më parë në kazermën ‘Adem Jashari’ afër Fushë Kosovës, ka frikë se ato armë dhe municioni ka përfunduar në duart e grupit B13, e cila planifikon të nis një seri sulmesh kundër serbeve në veriun e Kosovës”, shkruan srbijadanas.com.
Por, zyrtarë brenda institucioneve të sigurisë thonë për arbresh.info se ajo çka shkruan ky medium është vetëm një propagandë dhe qëllimin e ka frikësimin e serbeve sidomos të veriut.
“Nuk ka humbur asnjë arkë me armë e as municion, në asnjërën bazë të FSK-së”, deklaroi ky zyrtar.
Se lajmet e tilla, të rreme, janë propagandë dhe me qëllim frikësimi të popullatës serbe në Kosovë dëshmohet me kundërthëniet brenda tesksit.
Derisa në titull thuhet se “armët kanë ardhur nga vendet perëndimore” brenda tekstit thuhet se “armët janë siguruar nga kazerma Adem Jashari”.
Propaganda e pushtetit në Beograd me lajme të rreme është intensifikuar kohën e fundit.
Kjo nga frika se përveç partisë Lista Serbe në garë për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës janë edhe tri parti lokale serbe, SLS, PKS dhe koalicioni Sloboda.
Hyrja në garë edhe e politikanëve serb Slobodan Petroviq, Aleksandar Jabllanoviq, Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq shihet si rrezik në Beograd.
I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, vazhdimisht deklaron për mediat në Beograd se “ sa më e fuqishme është Lista Serbe aq më i madh është ndikim i Serbisë në Kosovë”./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit