Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u shpreh se kur kishte deklaruar ish-ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë Kurti, Blerim Reka, se mund të shihet si mundësia që Serbia të ketë dalje në detin Adriatik në këmbim të njohjes, AAK, Nisma dhe PDK kërkuan shkarkimin e tij.
Haxhiu pyet se ku janë fshehur sot ata që kanë kërkuar shkarkimin e Rekës tashmë që me marrëveshjen e Uashingtonit, Serbisë i sigurohet dalja në Adriatik ndërsa pyet se a do të kërkojnë edhe shkarkimin e Hotit e të tjerëve.
“Interpelanca që ishte kërkuar për shkarkimin e ish Ministrit Reka nga AAK, Nisma e PDK për deklaratën e dhënë që në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja në detin Adriatik si mundësi. Delegacioni i paligjshëm që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve përveç që nuk i kërkoi njohjen Serbisë, hoqën dorë nga Kosova! Ku janë tash këta që kërkonin shkarkimin e Ministrit Reka? Ku janë fshehur? A do kërkojnë shkarkim të Hotit, Haradinajt, Selimit e të tjerëve?”, shkroi Haxhiu.
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4233565036714255
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...