Serbia ka shprehur rezervat e saja lidhur me detyrimet e këtij vendi që dalin nga marrëveshja mbi rrugën drejt normalizmit të marrëdhënieve me Kosovën si dhe aneksin e zbatimit.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka dërguar letër në selinë e Bashkimit Evropian duke konfirmuar se shteti i saj nuk do t’i respektojë të gjitha nenet e marrëveshjes.
Letra është dërguar në kontekst të përshtatjes më deklaratën përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku mes tjerash u bëhet thirrje Kosovës e Serbisë që të zbatojnë në tërësi marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër pa vonesa dhe pa parakushte.
“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhet në letrën e deponuar nga ana e Serbisë.
Aty gjithashtu shtohet se përshtatja me deklaratën e samitit të së mërkurës, nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive tjera, e as integritetin territorial të Kosovës.
Për zyrtarët e Bashkimit Evropian, kjo letër përfaqëson vetëm shprehje të qëndrimeve nacionale të Serbisë, e cila konform dokumentit zyrtar pas samitit njëjtë sikur shtete tjera është përshtatur me deklaratën përfundimtare.
Ndryshe, më së voni në janar, Serbisë do t’i modifikohet korniza negociuese për anëtarësim me Bashkimin Evropian, e në të do të përfshihen edhe detyrimet e vendit që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit. Për Bashkimin Evropian këto marrëveshje janë valide dhe ligjërisht obliguese për palët ndonëse ato nuk e kanë nënshkruar dokumentin e dakorduar./rtk
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...