Borxhi i jashtëm i Kosovës, siç u mor vendim më 30 qershor të këtij viti, bart shumën e 304, 5 milionë euro. Por këtë borxh nuk do ta paguajë Republika e Kosovës, por Serbia, e këtë do ta bëjë deri më 2041, kur të përfundojë rata e fundit e borxhit ndaj kreditorëve.
Ndërkohë që, sikundër bëjnë të ditur mediat serbe, borxhi më i madh është paguar nga Serbia, ngase këto obligime kanë dalë para dhjetë vitesh, kur borxhi arrinte shumën e miliarda eurove, transmeton RTK.
Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare e Serbisë (NBS), obligimet ndaj Kosovës Serbia ka marrë sipas riprogramimeve të marrëveshjeve ku është marrë vendim gjatë periudhës 2002-2005, borxhi arrinte 932,73 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxheve ishin të periudhës së viteve ’70-ta e ’90-ta, të shekullit të kaluar.
Guvernatorja e Bankës Kombëtare e Serbisë (NBS), Jorgovanka, Tabakoviq, deklaroi për mediat serbe se këtë borxh po e lanë ngase Serbia, sipas saj, e konsideron Kosovë territor të vetin.
“Kjo është çështje specifike. Serbia paguan borxhin e Kosovës, sepse Kushtetuta e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë”, deklaroi guvernatorja e Bankës serbe, Tabakoviq, për mediat serbe.
Tutje, guvernatorja e Bakës serbe, Jorgovnaka Tabakoviq, theksoi se që nga viti 2002 Serbia ka paguar një pjesë të borxhit publik të jashtë, që janë shfrytëzuar nga Kosova, që arrin shumën e 649,68 milionë eurove.
Por që, borxhi që do ta paguajë Serbia, sipas guvernatorës së Bakës serbe, do të vazhdojë të paguhet deri më 2041.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare