Serbia kërkon një ‘Rambuje’ të dytë për Kosovën

08:59 | 10 Qershor 2018
Arbresh.info

Ka një shans që problemet Kosovë-Serbi të zgjidhen duke organizuar një konferencë ndërkombëtare.

Kështu raporton gazeta Danas nga Serbia, duke u thirrur në burimet e saj diplomatike, Prishtina dhe Beogradi do të negociojnë për zgjidhjen e problemeve bashkë me “lojtarët e mëdhenj botëror”.

Në një takim të tillë siç raportohet do të merrnin pjesë Amerika, Britania, Franca, Italia. Duke mos e përjashtuar as Rusinë, Kinën dhe Turqinë

Madje sipas këtyre burimeve një konferencë e tillë do të ishte një “Rambuje e dytë”.

“Konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë që në të vërtetë do të përfaqësohej si një Rambuje e dytë, mund të mbahet në një shtet të perëndimit me qëndrim neutral si Zvicra. Nga fuqitë e mëdha botërore pritet të diskutohen rrugët për të normalizuar raportet e plota ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe këtu do të mund të krahasonim situatën me negociatatat në Rambuje. Edhe pse qeveria e Serbisë preferon që kjo të jetë një lloj Marrëveshja e Daytonit, pasi nga një marrëveshje e tillë doli Republika Srpska në Bosnje. Sidoqoftë vetë Vuçiqi, preferon që zgjidhja të arrihej në një format më të gjerë, sesa në zyrën e Brukselit”, kanë thënë burimet diplomatike të Danasit.

Tutje gazeta serbe shkruan se Gjermania ka pakënaqësi të mëdha deri më tani për dinamikën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjermanët kanë vërejtje të shumta në punën e Mogherinit dhe Johanes Hahn në dialogun me Serbinë”, shpjegojnë burimet.

“Sipas bashkëbiseduesve tanë të mirë-informuar në Berlin ende nuk kanë dhënë ndonjë ide për të dërguar të posaçëm, i cili do të ishte përgjegjës për formën e dialogut. Zgjedhja do të ishte në ndonjë ish-zyrtar gjerman që respektohet në Berlin, Bruksel, Uashington dhe Moskë”, shkruan kjo gazetë.

Si arsyetim për një “Rambuje të dytë” raportohet të ketë qenë takimi i fundit për të cilin mediat kanë shkruar se është zhvilluar në Nju Jork, nga vendet e Quintit.

“Shkas për idenë e një konference si të Rambujesë ka qenë takimi i fundit në Nju Jjork. Me sa duket çelësi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën është në duar e amerikanëve”, citohen këto burime.

Madje theksohet se Amerika ka zbutur qëndrimin sa i përket ndarjes së Kosovës. Gjë për të cilën, sipas medies serbe Gjermania është kategorikisht kundër.

“Ndryshe nga gjermanët të cilët ende mendojnë se ndarja e Kosovës është e papranueshme, por besojnë se Kosovës duhet t’i jepet një vend në OKB. Amerikanët besojnë se, zgjidhja që Serbia ta marrë veriun e Kosovës dhe të gjitha Masnastret nuk është e papranueshme”, thuhet tutje, transmeton lajmi.net.

Siç mëson Danas, gjermanët vazhdojnë të theksojnë se ndarja e mundshme e Kosovës do ta “hapte kutinë e Pandorës në Ballkan”.

“Ndryshe nga fazat e mërpashme në negociatat me Kosovën, ku pritej që Gjermania të kishte rol vendimtar, tani të gjithë sytë e botës janë në Amerikën. Në këtë kontekst është e qartë se vendet e BE-së po tentojnë ta diskreditojnë dialogun në Bruksel, për t’i hapur rrugë organizimit të një konference të madhe ndërkombëtare për Kosovën”, shkruan gazeta e njohur në Serbi, Danas.

Por, siç thuhet në artikull, “dështimi” në Konferencën e Rambujesë ka qenë se delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk ishin takuar direkt, por mesazhet ishin transmetuar nga amerikanët.

“Në fund negociatat dështuan pasi marrëveshja ushtarake nuk u pranua dhe Serbia u bombardua. Pra për të shmangur gabimet e tilla është e nevojme që këtë herë asnjëra palë të mos jetë në presion. Pra Beogradi të mos sulmohej duke thënë se do të bllokohej në rrugën drejt BE-së, dhe ky takim do të ishte mirë të mbahet jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksojnë burimet diplomatike.

Në fakt mediat serbe çdo ditë kanë raportime të tilla ku po raportojnë për zgjidhjet e mundshme Kosovë-Serbi.

Ditë më parë ato shkruan se Holanda, Amerika dhe Franca po duan të jenë pjesë e BE-së, por gjë e cila u mohua nga zyrtarët ndërkombëtarë.

Dialogu në nivelin e lartë pritet të vazhdojë në fundin e muajit qershor. Kjo ishte konfirmuar edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe presidenti Thaçi, ditë më parë ka paralajmëruar se në zgjidhjen me Serbinë do të ketë kompromise të dhimbshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme