Ndarja e Kosovës përmes dialogut të Brukselit është njëri nga synimet e Serbisë. Madje së fundi kjo është konfirmuar nga vetë kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërkohë që ky opsion konsiderohet i papranueshëm dhe i rrezikshëm në Kosovë
Pushteti në Serbi tashmë e konsideron të humbur Kosovën, megjithatë nuk i fsheh ambiciet për ndarje të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është sukses edhe në qoftë se vetëm një metër arrijnë ta kthejnë nga ajo që e ka humbur Serbia, shkruan më tutje “Zëri”.
“Nga e gjitha që ata e humbën (qeveritë e kaluara të Serbisë) nëse veç një metër e marrim është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë”.
Ndërsa partitë në pushtet në Kosovë thonë se tashmë dihen pretendimet e Serbisë, por thonë se territori dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të paprekshme.
Kurse opozitarët thonë se më shumë po i frikësohen presidentit të Kosovës Hashim Thaçit sesa atij serb Aleksandar Vuçiq. Sipas tyre, më shqetësuese janë deklaratat e Thaçit për heqje të “vijave të kuqe” në fazën e fundit të dialogut me Serbinë sesa pretendimet e Serbisë për ndarje të Kosovës.
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre