Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Lajiq tha sot se Serbia ka plasuar 260 milionë euro më pak mallra në Kosovë gjatë tetë muajve të aplikimit pas vendosjes së taksës, sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Dëmi përfundimtar në çdo rast do të jetë shumë më i lartë. Kur të hiqen taksat, kompanive tona do t’iu nevojitet shumë kohë për t’u kthyer në këtë treg, pasi konkurrenca rajonale është pozicionuar sapo i erdhi mundësia për këtë”, tha Lajiq për Tanjug, transmeton ksp.
Sipas tij, përparimi më i madh u arrit nga Greqia, e cila në maj i rriti eksportet në Kosovë pothuajse 3.5 herë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia për dy herë dhe Maqedonia me rreth 50 për qind.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...