Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë që Serbia ka një plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin.
Haliti tha që përpjekja e tyre [Serbisë] është që të mos arrijmë që të jemi shtete stabile.
“22 vjet nga çlirimi – Kosovën e ka gjetur në njëfarë mënyrë më shumë për shkak të mospajtimeve dhe grindjeve koti mes partive politike dhe protagonistëve të caktuar për shkaqe të shumta. Nga mos përvoja dyshoj se ka hyrë një sistem i cili është i përgatitur nga memorandumi i dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, jo veq për Kosovën, por edhe për Kroacinë, Bosnjën, Maqedoninë; në përgjithësi për të gjitha ish republikat dhe krahinat që janë quajtur atëhere të Jugosllavisë”, deklaroi Haliti në KlanKosova.
“Përpjekja e tyre është që as ne, as kroatët, as boshnjakët të mos arrijnë të jenë shtete stabile. Shërbimet sekrete serbe nuk ndalen kurrë. Ato janë prezente gjithkund, në të gjitha territoret dhe kanë një histori të gjatë të veprimit, në veçanti shërbimi i ushtrisë që ka qenë KOS-i atëherë, është shumë i fuqishëm”.
Tutje Haliti thotë që nuk beson që kemi një politikan që i shërben Serbisë sot në Kosovë.
“Agjenta të UDB-ës e kemi zakon dhe praktikë t’i themi njëri- tjetrit dhe kjo është akuza më e lehtë që ia bëjmë dikujt por nuk e besoj që ka një politikan që i shërben Serbisë sot në Kosovë, pasi gjenerata e re është tani në politikë. Tash ata që kanë qenë dikur, pjesa kruciale ose shtylla kurrizore e shërbimeve ka qenë lidhja e komunistave të Jugosllavisë. Këtu përfshin edhe Lidhjen e Komunistëve të Kosovës dhe këta po besoj një pjesë e madhe prej tyre janë plakur dhe janë lodhur dhe nuk e kanë rolin që e kanë pasë dikur”.
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...