Serbia po vazhdon të bëjë propagandë kundër shtetit të Kosovës dhe simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të saj.
Gjatë ditë së sotme drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq në Twitter ka publikuar disa fotografi që sipas tij janë shtëpi të banorëve serb në murin e të cilave ku shkruan UQK.
Sipas tij, këto mbishkrime janë bërë nga shqiptarët si kërcënim për serbët, shkruan arbresh.info.
Megjithatë, Petkoviq ka dalur qesharak, pasi për tre shkronja të shkruara gabimisht për një akronim që është i dashur për shqiptarët (“UQK”), por me një “ç” tjetër të alfabetit, duke lënë të kuptohet se kjo është veç një propagandë e Serbisë ndaj Kosovës dhe UÇK-së.
Ai në këtë postim ka etiketuar Eurodeputeten dhe raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon si dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,
Ai ka pyetur Eurodeputeten “A është Viola von Cramon e vetëdijshme se serbët në Kosovë ende zgjohen nga kërcënimet e UÇK-së terroriste?”
Ndërsa për Kurtin ka pyetur “Kështu e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë Albin Kurti juaj? Për sa kohë Viola von Cramon planifikon të shtiret si injorancë ndaj sulmeve të përditshme ndaj serbëve?”, ka shkruar Petkoviq.
Për pretendimet qesharake të Petkoviqit kanë reaguar deputetë e politikanë të Kosovës.
Kryetari dhe deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se me këto grafite shteti serb po bën provokime tensionuese atje ku jetojnë serbët në Kosovës.
“Herën tjetër kur të provoni të vini në skenë diçka si Panda përsëri në Kosovë, të paktën mësoni të shkruani UÇK, nuk është UQK. Dëshmi se si shteti serb po organizon provokime tensionuese në lokalitetet ku jetojnë serbët e Kosovës. E ulët dhe turpshme, turp. Mendësia e Millosheviqit!”, shkruan Pacolli.
Ndërsa ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, tashmë nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm reagimin e Petkoviqit.
“O Zot. Ndalo këtë. Është e turpshme. Së paku duhet t’i kishit mësuar agjentët tuaj të shkruanin saktë UÇK-në”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
LEXO EDHE
Peci: Prapa tubimit të përkrahjes së Putinit në Beograd qëndron Vuçiqi – Arbresh.info
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...