Dëmi i shkaktuar nga vendosja e taksës për mallrat nga Serbia nga 21 nëntori deri më 30 dhjetor arrin në 46.1 milionë euro, tha ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq.
Ai tha për TV Pink shpjegoi se tani tregtia është ndalur pothuajse plotësisht.
“Ka pasur më shumë ankesa nga bashkësia ndërkombëtare për të hequr taksat, por autoritetet e Kosovës vetëm radikalizuan situatën dhe sollën masa të reja,” tha Lajiq.
Sipas tij, Prishtina ka gjetur tregje të tjera, si për shembull grurë në Hungari dhe Kroaci, i cili është 10-15 euro më i shtrenjtë për ton se ai në Serbi.
Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se taksa ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Ndërkohë, që pala serbe ka kushtëzuar heqjen e taksës me vazhdimin e dialogut në Bruksel.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...