Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) kanë dënuar ashpër shpalljen e kriminelit të luftës, Vladimir Lazareviq, si qytetar nderi nga komuna Pantelej e Nishit të Serbisë.
Sipas reagimit të tyre, vendimi për nderim është përkrahur nga asambleja komunale e kontrolluar nga Partia Progresiste Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Lazareviqi ishte i dënuar për krime lufte në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi. Më 26 shkurt të vitit 2009, Tribunali shpalli Vladimir Lazareviqin fajtor për deportim dhe tjera akte çnjerëzore duke përfshire deportime të detyrueshme. Lazareviqi u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa u lirua në vitin 2015 pas kryerjes së dy të tretave të dënimit. Krimet e Lazareviqit janë cilësuar si krime kundër njerëzimit”, thotë komunikata e “YIHR Kosovo”.
Këto dy organizata të të rinjve i kanë bërë thirrje qeverisë së Serbisë që të ndalojë nderimet e kriminelëve të luftës dhe të përqendrohet në procesin e pajtimit duke punuar së bashku me vendet e tjera të rajonit në proceset e ballafaqimit me të kaluarën.
“Është përgjegjësi e autoriteteve në Serbi që të mos glorifikojnë kriminelët e luftës si Lazareviqi. Përkundrazi, shteti i Serbisë ka për obligim të ndjekë penalisht të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, por edhe të shfrytëzojë sistemin e edukimit formal për të nxitur kulturën e përkujtimit të viktimave të luftës në Kosovë”, thuhet më tej në këtë reagim.
Të rinjtë e Kosovës dhe të Serbisë kanë thënë se gjithmonë do të kundërshtojnë nderimin e kriminelëve të luftës, dhe thonë se pa u dënuar të gjithë kriminelët e luftës dhe pa u nderuar të gjitha viktimat e luftës, nuk do të ketë paqe mes dy vendeve. /arbresh.info/
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...