Ish-gjykatësi i Gjykatë Supreme të Serbisë Zoran Ivosheviq pohon se “Serbia në njëfarë mënyre dhe përgjysmë e ka njohur Kosovën e pavarur sepse Marrëveshja e Brukselit, në pikën 14, obligon se njëri-tjetri nuk do t’i bëjmë pengesa në rrugën drejt Bashkimit Europian”.
E kur të shkojmë në paradhomën e tij, mund të presim që të na thonë: “Zotërinj, njiheni Kosovën, ne nuk pranojmë shtetet që nuk kanë kapacitete të plotë”, citon FoNet të ketë thënë Ivosheviq, transmeton Koha.net
Ai ka theksuar se do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë që në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare të pranohet që Kosova të ketë ulëse në OKB.
Ka përkujtuar se në Kushtetutë shkruan se territori i Serbisë është unik dhe i pandashëm. Sipas tij, me referendum qytetarët nuk do të pranonin kurrë që me kompromis të ndryshojë kufijtë e Serbisë.
Sipas Ivosheviqit duhet pritur kohë më të mira për marrëveshje, pasi oferta e tashme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk garanton përkrahjen e atyre që vendosin për të gjitha gjërat në botë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...