Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Austri ku po merr pjesë në Samitin e Salzburgut “Gjenerata e re e shteteve anëtare të BE-së”, e cila është e fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e anëtarësimit të këtyre shteteve në Bashkimin Evropian.
Në këtë samit, Hoxhaj merr pjesë së bashku me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, zv.kryeministrin e Austrisë, Wolfgang Brandstetter, si dhe nga rajoni, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ai i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak, si dhe ministrat e integrimeve evropiane të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Në fjalën e tij në panelin për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Hoxhaj ka thënë se duhet të adresohen tri çështje historike në mënyrë që të sigurohet ecja përpara e shteteve të Ballkanit drejt integrimit të plotë në BE.
“Pa adresimin e tri sfidave historike sikurse është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, çështja e emrit të Maqedonisë, si dhe forcimi i një shteti funksional të Bosnje Hercegovinës nuk mund të ketë ecje përpara dhe integrim të plotë të shteteve të Ballkanit në BE”, ka thënë Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se e mirëpret dialogun e brendshëm të nisur në Serbi, ndërsa ka shtuar se Kosova është temë e politikës së Jashtme të Serbisë, si dhe se duhet ta njohë shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
“Është mirë që në Serbi ka një dialog të brendshëm dhe është çështje e tyre e brendshme, mirëpo Kosova është temë e politikës së jashtme të Serbisë dhe Serbia duhet ta njohë plotësisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai i ka bërë thirrje edhe BE’së që ta pëkrahë ndërtimin e shoqërive në Ballkan dhe zhvillimin ekonomik të tyre si mënyra më e mirë e emancipimit dhe përafrimit me shtetet anëtare të BE-së.
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova