Serbia do të formojë Grup Punues për dialogun me Kosovën

20:12 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka konfirmuar se ata do ta formojnë një grup punues për mbështetje logjistike ndaj presidentit, Aleksandër Vuçiq dhe gjithë qytetarëve që duan të marrin pjesë në dialogun me Kosovën.

Duke folur për RTV ajo ka thënë se ka folur me Vuçiq rreth dialogut dhe kanë nënvizuar se ai duhet të ftojë secilin që dëshiron të bëhet pjesë e këtij procesi, shkruan Tanjug.

Brnabiq ka thënë se shpreson që shumë qytetarë të Serbisë të përfshihen në këtë nismë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme