Sot është 13 vjetori i vdekjes së shkaktarit të luftërave në Kosovë, të vrasjes së mbi 14 mijë shqiptarëve e dëbimit të mbi 1 milion të tyre, Sllobodan Millosheviq, transmeton Koha.net .
Ai vdiq më 11 mars 2006 në Tribunalin e Hagës, i akuzuar, por i pa dënuar, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë.
Medie në Beograd sot e kanë përkujtuar atë si një hero serb: Në Hagë ka mbrojtur Serbinë, veten dhe gjithë planetin e ka folur edhe për “shpërthimin e terrorizmit të ndezur në Kosovë” ,ka shkruar për të gazeta e Beogradit “veçernje novosti” e cila për ndihmë në shënimin e këtij përvjetori e ka ftuar edhe eksperten ruse për Ballkanin, Jelena Guskovën.
“Nuk është dënuar për krim e gjenocid. Popullit dhe atdheut të vet nuk ia la vulën e fajësisë. Pas vdekjes së Millosheviqit asgjë nuk ka ndryshuar. Ata që kanë bërë faturat janë po në ato adresa, interesat e tyre janë të njëjta, pas vdekjes së Milloshevoqit vetëm sa është shtyrë copëtimi i territoreve serbe, por nuk jam e sigurt se a do të ketë kërkesa të reja pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilën e ka ndihmuar e ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare “ , ka thënë Guskova për këtë gazetë, transmeton Koha.net.
“Me atë që është ballafaquar Millosheviqi, po ballafaqohen edhe sot liderët e Serbisë. Me rëndësi është që të ndalet erozioni. Por pyetem se a është e mundur kjo”, ka shtuar Guskova duke theksuar se çfarë ka ndryshuar tash pasi Serbia sërish kërcënohet me luftë për shkak të Kosovës.
Duke e shënuar ditën e kësaj vdekjeje, janë përkujtuar edhe zërat që përpiqen që Sllobodan Millosheviqit t’i ngrihet përmendorja në Beograd sepse “ai, me punën e vet, për së gjalli ia ka ngritur përmendoren vetes”, kanë thënë ata.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër