Serbia dhe Bosnja i kanë vënë ultimatum Kosovës që të heqë taksën për mallra të këtyre shteteve deri më 1 korrik ose kanë thënë se do të shqyrtojnë vendosjen e kundërmasave.
Ministri serb i Tregtisë Rasim Lajiq dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike i BeH, Mirko Sharoviq ranë dakord gjatë takimit në Sarajevë se dy vende duhet të bashkërendojnë dhe koordinojnë aktivitetet që synojnë rritjen e presionit për të shfuqizuar taksën, raporton KP.
Kushti për këtë është heqja e pakushtëzuar e taksave të Prishtinës zyrtare, thuhet në deklaratë.
Nëse kjo nuk ndodh, siç vlerësohet, BE-ja do të minojë kredibilitetin e vet dhe vendet e këtij rajoni do të humbasin një mundësi tjetër për rimëkëmbjen ekonomike dhe normalizimin e mundësive politike.
Lajiq përkujton se që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur janë vendosur masat, e deri më 21 maj, Serbia ka dërguar në Kosovë 189,5 milionë euro më pak mallra në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet një rënie prej 80 për qind. Një gjë e tillë, praktikisht, sipas Lajiq, do të thotë se dëmet janë më të mëdha se një milion euro në ditë.
Ndërsa, Sharoviq tha se në gjashtë muajt e fundit Bosnja ka shënuar rënie të dërgimit të mallrave në Kosovë prej 97 për qind, ose 27 milionë euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë