Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë njëherish edhe profesori ameriakn, Edward Joseph, e ka kritikuar Ambasadën e SHBA-së në Serbi dhe ambasadorin amerikan, Christopher Hill, për mos reagim ndaj thirrjes së Shtëpisë së Bardhë për të shtensionuar situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Joseph ka thënë se kanë kaluar mbi 10 orë që kur Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndërsa Ambasada Amerikane në Serbi dhe ambasadori amerikan atje, nuk e kanë shpërndarë mesazhin e Shtëpisë së Bardhë në platformën ‘X’ për de-eskalim të tensioneve, përcjell Arbresh.info.
“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken ia ka nënvizuar Vuçiqit nevojën për të de-eskaluar tensionet me Kosovën. Mbi 10 orë kanë kaluar dhe as ambasadori amerikan në Serbi Christophfer Hill dhe as Ambasada e ShBA-së në Serbi nuk i kanë shpërndarë mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph në Tëitter.
“Duke folur në SAIS, Madeline Albright tha një herë se “ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci është ajo që thuhet publikisht”. Ambasadori Hill ka postuar herën e fundit më 26 shtator dhe Ambasada e ShBA-së në Serbi më 26 shtator. Po të ishit ju në vend të presidentit Vuçiq, çfarë mesazhi do të kishit marrë?”, ka pyetur ai./Arbresh.info
Alarmed White House is calling on Serbia to withdraw its deployment along the Kosovo border. @SecBlinken “underscored [to @avucic] the need to de-escalate tensions with Kosovo.” 10+ hrs in & neither @usambserbia nor @USEmbassySerbia have re-tweeted the crisis messages. 1/2
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) September 30, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...