Serbia “brakis” BE-në, cakton Vulin si negociator me BRICS

10:05 | 17 Qershor 2024
L G

Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për kompetencat dhe fushëveprimin e zëvendëspresidentit dhe ministrave pa portofol në mandatin e ri të Qeverisë së Serbisë, është bërë e ditur nga “Nemanjina 11”.

Është marrë vendim që t’i besohet Aleksandar Vulin, i cili ushtron funksionin e zëvendëskryeministrit, që në koordinim me Presidentin e Republikës, të monitorojë statusin e projekteve nga fushëveprimi i disa ministrive dhe organizatave të veçanta të Qeverisë.

“Gjithashtu, ai do të propozojë masa për përmirësimin e bashkëpunimit të Republikës së Serbisë me vendet e BRICS-it, do të monitorojë situatën dhe do të propozojë masa për forcimin e lidhjeve të autoriteteve shtetërore me qytetarët e Republikës së Serbisë në diasporë”, thonë ata.

Nenad Popoviç, ministër pa portofol, nga sot do të jetë përgjegjës për monitorimin e situatës, propozimin e masave dhe pjesëmarrjen në koordinimin e aktiviteteve në fushën e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, si dhe pozitën sociale të kishës në vend dhe jashtë saj.

Beogradi me këto emërime konfirmoi se anëtarësimi i Serbisë në BE si synim i pretenduar strategjik është vetëm deklarativ, ndërsa fondet e BE-së i shfrytëzon me bollëk. Për disa vite, Serbia nuk ka arritur ndonjë përparim thelbësor drejt anëtarësimit. Për më tepër, është i vetmi vend në Evropë që nuk është përafruar me politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Fakti që Vulin është në qeveri, një njeri jashtëzakonisht prorus, i cili u sanksionua nga SHBA në nëntor të vitit të kaluar “për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në tregtinë e drogës, si dhe për shkak të lidhjeve me Rusinë”, me autoritet të shtuar sot. për të bashkëpunuar me vendet e BRICS-it, tregon drejtimin dhe përkushtimin e vërtetë të Serbisë – dhe është një bashkëpunim dhe aleancë solide me Rusinë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë ftesë për të marrë pjesë në samitin e vendeve të BRICS në Kazan të Rusisë, nga 22 deri më 24 tetor, si i ftuar special. Ai e përmendi këtë gjatë fjalimit të tij më 29 mars, duke falënderuar për ftesën dhe tha se do të shqyrtohet me kohë.

Këtë lajm e theksoi agjencia ruse TASS, me informacionin se Rusia gjatë presidencës së saj me këtë bllok do të organizojë më shumë se 200 evente, por kryesori do të jetë në kryeqytetin e Tatarstanit./euronews/

Të ngjashme