Operacioni i Inspektoratit Policor të Kosovës, në Veri, ka nxitur reagime në Beograd, e kjo sic duket ka reflektuar edhe te disa qytetarë.
Pasi IPK-ja arrestoi 19 zyrtarë policorë për keqpërdorim të detyrës, kontrabandë e ryshfet, një banor serb i Veriut me flamur të Serbisë i është afruar urës së Ibrit që ndan Mitrovicën në dy pjesë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, banori serb që po vraponte rreth urës u pengua nga Policia e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media sqaron operacionin e sotëm që ka ndodhur në veri të Kosovës. Detajet e operacionit dhe të papriturat.
“Ministria e Punëve të Brendshme konkretisht Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë realizuar zbatimin e masave të kontrollit dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dyshohet se këto vepra penale janë kryesisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, kontrabandimi por edhe vepra të ndryshme të natyrës së krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin për media.
Komunikata thotë se operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale.
“Veprimet janë zhvilluar në komuna të ndryshme dhe nuk kanë karakter etnik. Ditë më parë operacion i ngjashëm është realizuar edhe në Vërmicë/Prizren”, u tha në njoftim.
Gjithashtu, u bë e ditur se Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut, ku grupe të armatosura po mbanin të bllokuara rrugët me anë të barrikadave të vendosura.
“Këto grupe kanë sulmuar Policinë me ç’rast një polic është i plagosur me armë zjarri. Pas veprimeve të duhura, policia ka mënjanuar barrikadat dhe ka vazhduar me operacionin. Gjatë largimit të barrikadave gjashtë qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta”, thotë MPB.
Si rezultat i planit operativ të realizuar sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ka arrestuar deri tani 19 zyrtar policor të dyshuar për vepra penale. Zyrtarët policor të arrestuar janë sjellë në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Janë arrestuar nga ana e Policisë edhe nëntë qytetarë tjerë për të cilët kishte urdhër-arrest dhe shtatë qytetarë të cilët kanë penguar Policinë në përmbushjen e detyrave të saj. Në barrikadën në Zubin Potok është arrestuar edhe një shtetas rus, bëhet fjalë për z.Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.
Në videon më poshtë , rreth urës shihen edhe forcat e KFOR-it italian.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK