Sot pasdite ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdes, ku është dëmtuar një xhami një shkollë dhe tri shtëpi.
Këtë rast e ka konfirmuar për Arbresh.info edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ku ai tregoi se është kapur një i dyshuar i cili është me nacionalitet serb shtetas i Kosovës.
“Kemi pranuar një informatë se ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, ku kanë dal me urgjencë njësit patrulluese dhe kanë vërejtur se është dëmtuar xhamia në fshatin Llabjan, ku ka pasur disa dëmtime edhe brenda edhe jashtë xhamisë nga persona të panjohur, si dhe janë thyer xhamat e së paku të dy ose tri shtëpive dhe të një shkolle po në këtë fshat. Policia e Kosovës ka filluar menjëherë hetimet ku dhe kanë lokalizuar një person serb, shtetas i Kosovës i moshës madhore që dyshohet se është i involvuar në këtë vepër, ai aktualisht është duke u intervistuar në lokalet e policisë së Kosovës. Motivet për momentin ende nuk dihen, do të kontaktojmë me prokurorin dhe do t’i shohim rrethanat dhe do të zbulohet se pse ka ndodhur kjo ngjarje”, ka thënë Hashani./Arbresh.info
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli