Serbi puth flamurin e Shqipërisë

15:02 | 3 Shkurt 2019
Arbresh.info

Jo të gjithë serbët janë kundër shqiptarëve.

Ka prej tyre që i pranojnë madje së fundi një profesor serb ka publikuar një video ku shihet duke e puthur flamurin kombëtarë.

Miroljub Petrovic në video dëgjohet duke thënë se shqiptarët janë njerëz të Perëndisë, transmeton arbresh.info.

Ai madje i është drejtuar, Dritan Abazovicit, presidentit të Lëvizjes Qytetare të URA-s në Malin e Zi, i cili Gjergj Kastriot Skënderbeun e quajti “një famullitar në këtë rajon”.

Petrovic tha se Skenderbeu ishte njeri i madh dhe ai ishte shqiptar dhe serb ashtu siç jam unë.

“Gjergj Kastrioti ishte një njeri i madh dhe ata që e njohin historinë e dinë se ai ishte një shqiptar dhe serb, ashtu si unë qe jam shqiptarë dhe serbë. Unë ndjehem se jam shqiptar dhe jam krenar për këtë,  por nuk e mohoj origjinën time serbe..” ka thënë Petroviç

E këto veprime të tij nuk janë të vetmet.

Vitin e kaluar ai kishte publikuar një video të ngjashme ku mbrapa flamurit kombëtarë u kishte uruar shqiptarëve festën e flamurit.

E në fund të videos ai puth flamurin duke u bërë apel serbëve të bëjnë të njëjtën gjë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme