Serbi i arrestuar dje do të mbahet në arrest prej 38 orëve

11:01 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, serbit Bogdan Mitroviq i arrestuar dje në Suharekë i është përcaktuar masa e arrestit prej 38 orëve.

Siç është thënë nga Policia, Mitroviq pas arrestimit është transferuar për në Gjykatë në Prizren, ku edhe është vendosur rreth masës së arrestit.

Ndryshe Policia e Kosovës dje rreth orës 12:00 ka arrestuar Mitroviq-in nën dyshimin për krime të luftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme