Serbi, 30 të vdekur e 6 mijë e 254 raste të reja me COVID-19

16:47 | 20 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24-orëve të fundit në Serbi është shënuar shifër rekorde e të infektuarve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar të premten se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 30 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar 6.254 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 19.301 mostrave.

Të hospitalizuar janë 5.803 pacientë, kurse në respiratorë 192.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 1.140, kurse i të prekurve me COVID-19 në 110.351.

Deri më tash, në këtë vend janë kryer mbi 1.5 milionë mostra për koronavirus.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme