Google ADS

Serbët:T’i ofrojmë Kurtit kryeministrin e Serbisë, ta dëbojmë mafian ‘ai flet serbishten më mirë se Vulin e Daçiq’

00:03 | 7 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Serbët janë befasuar nga intervista e kryeministrit në ardhje Albin Kurti, për televizionin serb N1.

Intervista është zhvilluar në gjuhen serbe, dhe shumë komentues serbë kanë mbetur të befasuar në paraqitjen e tij.

Këto janë disa nga komentët e serbëve për Albin Kurtin:

“Çfarë ndryshimi në kulturë nuk krahasohet me ne! Me një qeveri si kjo, ata së shpejti do të jenë më mirë për ata që jetojnë atje. Dhe ne do të jemi shumë më keq”, shkruan një komentues serb.

Një tjetër komentues shkruan se elokuenca Kurtit, është më e mirë se sa e Daçiqit kur flet në serbisht.

“Një njeri jashtëzakonisht i zgjuar dhe i kulturuar, me këtë njeri Kosova padyshim që do të ecë përpara”, shkruan një tjetër serb.

“Më duhet të pranoj se Kurti, është një zotëri, i sjellshëm dëgjon pyetjen dhe përgjigjet etj. Kur mendoj për të shenjtin (Vuçiqin) tonë dhe sjelljen e tij dhe pyetjet dhe përgjigjet, pyes veten nëse ne si popull jemi normal që e kemi zgjedhur Vuçiqin”, shkruan i befasuar një serb./observer/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme