Google ADS

Serbët vendosin t’i braktisin institucionet e Kosovës, reagojnë nga Presidenca

13:56 | 5 Nëntor 2022
A. B.

Blerim Vela nga zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të “Listës Serbe” për të braktisur institucionet e Republikës së Kosovës.

Vela ka thënë se Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se një akt i tillë i ngjanë asaj nxitjes që Rusia e kishte bërë në Donbas në vitin 2014.

Vela ka thënë se ngjarja e sotme tregon se “Lista Serbe” përdoret si mjet nga regjimi i Aleksander Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën. /arbresh.info/

lexo edhe:

Lista Serbe largohet nga institucionet e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme