Java e kaluar e cila kishte për qëllim ratifikimin e Demarkacionit, u cilësua një javë e dështuar. Kjo pasi që, nuk është arritur një konsensuse politik mes partive, për të ratifikuar marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Kundër kësaj marrëveshje janë deputetët e Listës Serbe dhe ata të Vetëvendosjes.
Mirëpo, javën e kaluar është shtyrë seanca për Demarkacionin për këtë të mërkurë por sipas Kryetarit Veseli dhe zv/kryeministrit Pacolli, kjo ditë mund të mos jetë dita kur të ratifikohet marrëveshja.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është bindur se pas gjetjes së konsensusit me partitë shqiptare të mërkurën do të kalojë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Pres të kalojë, për arsye se presin qytetarët e vendit tonë. Askush nuk ka të drejtë që t’i bllokojë qytetarët në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Evropian, liberalizimin e vizave, forcimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Lajm i mirë është se kemi arritur një konsensus. Ka vetëm më shumë se një muaj përpjekje dhe më në fund është kurorëzuar shumë mirë dhe tani më një pjesë e opozitës dhe pozita ka një gjuhë të përbashkët në ratifikimin e marrëveshjes së shënimit të kufirit, por presim edhe reflektim nga kolegët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe Listës Serbe, në mënyrë që ditën e mërkurë ta përfundojmë”, ka thënë ndër të tjerash kreu i Kuvendit, Kadri Veseli në një intervistë për RTV21.
Edhe pse nuk tregoi nëse i kanë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, Veseli thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët që po e kundërshtojnë ratifikimin e demarkacionit që të mërkurën ta votojnë marrëveshjen.
Ai shpreson që pas ratifikimit të marrëveshjes qytetarët mund të lëvizin lirshëm në muajin dhjetor.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli thotë se ratifikimi i demarkacionit i hap rrugë liberalizimit të vizave por sipas tij votimi ka gjasë të mos ndodh edhe dy javë.
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli nuk pret që votimi i marrëveshjes për demarkacion të bëhet në seancën e caktuar për të mërkurën e javës tjetër. Ai thotë se në mbledhjen e së mërkurës pritet të ketë vetëm debat derisa tregon kohën se kur pritet të marrë fund kjo çështje.
‘Do të ishte një mrekulli nësë do të ndodh miratimi i kësaj marrëveshje ditën e mërkurë. Unë po frikësohem se është herët. Kundër dëshirës time por unë e shoh javën e dytë të marsit si kyçe për këtë”, tha Pacolli për Klan Kosovën.
Pavarësisht nëse hidhet në votim javën e ardhshme apo pas dy javësh zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës po thotë se demarkacioni do të kryhet.
Ai beson se kontribut për këtë do të japë edhe Lista Serbe e Vetëvendosje derisa për këtë të fundit ka një thirrje të veçantë.
“Edhe ata të bëjnë një ekzaminim të koshiencës së tyre të mendojnë se Kosova është mbi të gjithë dhe mbi të gjitha”, tha Pacolli.
Për paktin e arritur një ditë më parë pos të tjerëve Pacolli merita i atribuoi shefit të tij në Qeveri.
Por, ratifikimin e Demarkacionit si një shans të mirë për Kosovën nuk janë duke e parë serbët.
Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se në rastin e shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi bashkësia ndërkombëtare “po krijon një precedent”, sepse “të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë janë shndërruar në kufij të shteteve të reja”, gjë që nënkupton se “kufiri ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë në esencë është kufi shtetëror i Serbisë”.
Në një deklarim për agjencinë e lajmeve FoNet, Trajkoviq ka thënë se “në rast se Lista Serbe e voton demarkacionin, në esencë ajo hyn në legalizimin e kufirit kosovar si një kufi shtetëror i njohur ndërkombëtarisht”, përcjell Koha Ditore.
Sipas saj, këto marrëveshje “ratifikohen edhe në Kombet e Bashkuara, NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, në të cilat mbetet ende për t’u vendosur nëse dhe si do të përfaqësohet eventualisht Kosova”.
Se këto ngjarje mund të sjellin gjëra të papështatshme për vend, ka paralajmëruar edhe Nenad Canak.
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokrate të Vojvodinës dhe Këshillit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Çanak, ka thënë se në periudhën që po hyjmë do të ketë shumë trazira në veri të Kosovës, të cilat do të shkojnë në favor të administratës së presidentit rus Vladimir Putin, sepse kjo do të çojë në forcimin e forcave ekstremiste pro-ruse në Serbi .
“Trazira të tilla mund të shpërthejnë edhe në Beograd, pas zgjedhjeve të marsit”, tha Çanak për Radion Evropa e Lirë
Ai shtoi se është i gatshëm që këto informacione t’ua japë autoriteteve kompetente të Serbisë.
Çanak ka thënë se për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nuk i ka akuzuar rusët, por shtoi se ai gjithmonë do të thotë se interesat e Rusisë në këtë moment janë shumë ngushtë të lidhura me destabilizimin, të cilin e sjellin vrasjet e tilla politike, përcjell Telegrafi.
Ai përsëriti se vlerësimin se e ashtuquajtura Qendër Humanitare Ruse në Nish në të vërtetë është “bërthama e bazave ushtarake ruse”, dhe potencoi se ka indikacione serioze se nga aty është përgatitur grusht shteti në Mal të Zi.
Sipas tij, kjo qendër në Nish është “një nga dëshmitë më serioze të politikës ekspansioniste të Rusisë”.
Ai akuzoi ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov se po sjell skenarin ukrainas në Serbi.
“Megjithatë, Serbia ka një vizion evropian për të ardhmen dhe nuk do të jetë një bartëse e aeroplanëve dhe raketave ruse në Ballkan”, ka thënë Çanak.
Sipas tij, Lavrov u takua me Milorad Dodikun në Beograd, i cili është kryetar i një entiteti të një shteti në Ballkan, dhe jo një shteti më të madh dhe jo më të rëndësishëm, për shkak se ajo është një fitil që mund të ndez fuçinë ballkanike të barutit.
Ai e pyeti se pse në Beograd demonstrojnë organizatat që janë të ndaluara nga Gjykata Kushtetuese dhe askush nuk pengon funksionimin e tyre, që të vendosin postera në të cilat shkruan: “le ta presim presidentin tonë”, me fotografinë e Vladimir Putinit.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...