Google ADS

Serbët s’duan të jenë pjesë e ndryshimit të Ligjit për festat zyrtare, egjiptianët kërkojnë të përfshihen

08:50 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Në Ligjin aktual për festat zyrtare nuk është i përfshirë komuniteti serb, përderisa komunitet e tjera e kanë të njohur ditën e tyre zyrtare.

Ligji është në plotësim ndryshim, por ky komunitet nuk ka shprehur gatishmërinë që të jetë i përfshirë në të. Përderisa një komunitet tjetër po kërkon që të përfshihet në këtë Ligj, raporton Ekonomia Online.

Veton Berisha deputet i komunitetit egjiptian në Kosovë, po kërkon që në ligj të përfshihet 24 qershori si ditë zyrtare e këtij komuniteti.

“Të gjitha komunitetet tjera janë në ligj përveç komunitetit serb të cilët me kërkesën e tyre kanë kërkuar që të mos jenë akoma, është vendim i tyre si komunitet, ndërsa komunitetet tjera, boshnjak, turq, rom ashkali, goran dhe tjerët që janë ekzistojnë në Ligj komuniteti egjiptian mungon”.

“Kjo iniciativë nuk është për herë të parë, kjo iniciativë ka qenë edhe më herët domethënë edhe në mandate të kaluar, por fatkeqësisht një ditë para se me ra qeveria në atë kohë, do të thotë ditën e nesërme ka qenë pikë e rendit të ditës për të qenë në shqyrtim të parë dhe se kishim fatin të vinim në kuvend fare”, u shpreh ai.

Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të çështjeve më të mëdha politike që po ndodhin në vend.

“Ky ligj është me interes vital, ky ligj kërkon 2/3 e komuniteteve është votim i dyfishtë, edhe e kam marr përkrahjen edhe të komuniteteve të tjera. Zvarritja ka ndodhur për çështje tjera d.m.th nuk ka qenë dita e komuniteteve egjiptian zvarritje, kanë qenë çështje tjera që kanë qenë politike. Fatkeqësisht kur ka ardhur në raste të tjera prej qeverisë ka qenë poashtu propozimi për ditën memoriale, nuk ka kaluar në kuvend për çështje të tjera politike jo për ditën e komunitetit egjiptian. Kjo ditë e ka përkrahjen e plotë në kuvend qoftë nga partitë shqiptare apo edhe nga komunitetet jo shumicë për shkak se duhet votë e dyfishtë”, tha ai.

Ai thotë se kjo datë duhet të jetë pjesë e Ligjit e jo si vendim i Qeverisë.

 “…ka edhe kërkesa të tjera që kjo të bëhet me vendim të Qeverisë normalisht ne nuk pranojmë sepse nënkupton që ne jemi në një akt nënligjor, ne jemi të interesuar me qenë pikërisht në Ligj dita memoriale”.

Ai tha se janë duke ndjekur rrugët ligjore për që kjo datë të jetë pjesë e kalendarit të festave zyrtare. Më 20 shkurt Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka formuar Komisionin për nismën legjislative për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Festat Zyrtare.

Ky komision në pajtim me të gjithë anëtarët ka zgjedhur si kryetar Veton Berishën, ndërsa anëtarë do të jenë Myfera Sinik, Danush Ademi, Sasha Milosavlevic dhe Xhelal Sfeçla./EO/

Të ngjashme