Dy shqiptarë janë rrahur dje rreth mesditës në veri të Mitrovicës, nga një grup të rinjsh që dyshohet të jenë serbë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, viktimat R. Osmani dhe E. Pllana, të dy rreth moshës 21 vjeçare nga fshati Smrekonicë e Mitrovicës, kanë qenë duke shëtitur këmbë në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të qytetit, kur janë sulmuar pa asnjë shkas nga një grup prej disa personash.
“Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në sheshin ‘Kral Petar’ në veri të qytetit të Mitrovicës, ndërsa sulmin ndaj viktimave shqiptarë dyshohet se e kanë kryer persona të grupacioneve të ashtuquajtura ‘Mosto-klinci’ dhe ‘KM Firm-028’”, kanë thënë burimet.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në spitalin rajonal ‘Sami Haxhibeqiri’ në jug të Mitrovicës, ndërsa pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Mësohet se policia është duke zhvilluar hetimet për kapjen e autorëve. KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë në veri në lidhje me këtë incident, por pa sukses. Ndryshe, ky është rasti i 18-të i incidenteve ndaj shqiptarëve në veri gjatë këtij viti, dhe nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e ndonjërit prej këtyre incidenteve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...