Në veriun e Mitrovicës sot është mbajtur një protestë nga serbët kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në pankartat të cilat janë ngritur nga protestuesit serbë thuhet se serbët e veriut po jetojnë në “geto” dhe rrjedhimisht, asnjë nga ta nuk është i sigurtë. Kjo për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga eksponentët e shtetit serb në veri.
Organizatori i protestës, Aleksandar Arsinijeviq, iu drejtua serbëve të tjerë duke thënë se nuk duan të nënshkruhet asnjë marrëveshje e re pa u themeluar paraprakisht Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, raporton arbresh.info.
“Asnjë marrëveshje e re nuk duhet të nënshkruhet nëse nuk themelohet Asociacioni më përpara, situata është e rënduar dhe nuk ka kush që na mbron. Ne po jetojmë në geto, dhe kjo nuk duhet të vazhdojë sepse lehtë është të ngrehet këmba. Ky mesazh shkon për të gjithë të cilët dëshirojnë të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë në këtë pjesë të Kosovës. Krejt kjo rregullohet kur të themelohet Asociacioni”, tha Arsinijeviq gjatë protestës.
Tutje, ai vazhdoi duke thënë se kur ka filluar thirrjen për këtë protestë anti-Vuçiq, qytetarët në veri kanë hezituar ta pranojnë vetëm për faktin se frikësohen se dikush do iu hakmerret, ndërkaq theksoi se lufta e tyre është që të kenë siguri dhe mirëqenie.
“Gjatë ftesës që iu kam bërë qytetarëve për protestë, thuajse secili më ka thënë që nuk jam shumë i sigurt sepse dikush mundet të më identifikojë e pastaj të më hakmerret. Pra, pasiguria është gjithandej në Veri, ndërsa presidenti serb na thotë që po luftojmë për sigurinë e juaj. Lufta jonë është që siguria dhe mirëqenia të kthehet. Por, nuk duhet asnjë marrëveshje e re të nënshkruhet nëse nuk fillon themelimi i Asociacionit serb.”, theksoi organizatori i protestës.
Kjo protestë kundër presidentit serb dhe trajtimit që ai po iu bën serbëve në veri ishte paraparë që të mbahet para dy javëve, por dështoi, për t’u mbajtur gjatë ditës së sotme./arbresh.info
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë