Serbët nuk marrin pjesë në seancën për Epopenë e UÇK-së

10:20 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrat e komunitetit serbë të Qeverinë e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme për 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Gjatë kësaj seance nuk morën pjesë as ministrat serbë.

Aty kryeministri i Kosovës , Albin Kurti tha se pavarësisht dallimeve çdo vit bëhemi bashkë për familjen Jashari teksa shtoi se ‘familja Jashari janë UÇK para UÇK-së. Jasharët ishin përgatitur për shumë breza. Rënia heroike e Jasharëve është pikë kthese për Kosovën. Çdo vit pavarësisht dallimeve në bëhemi bashkë për t’i nderuar një familje që dhanë shumë për Kosovën”.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se ‘Adem Jashari dhe gjithë familja e tij e dinte se makineria serbe e  synonte shfarosjen tonë’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme