Plani serb për ta inskenuar “katastrofën humanitare”në veri po vazhdon me ngulm nga Beogradi, ekskluzivisht nga kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq.
“Është hedhur helm në Gazivodë, dhe mos pini ujë nga ujësjellësi”, është urdhri tjetër që vjen nga strukturat e terrenit në komunat e veriut.
Një kanal i besueshëm i redaksisë së RTK-së nga veriu ka thënë se përveç kryetarëve të komunave, shumë aktiv në këtë drejtim, është edhe Zoran Millojeviq i njohur si “Zelja”, i cili, kryesisht, vepron me presion dhe me dhunë, sa herë ka nevojë Beogradi zyrtar.
“Zelja gjithmonë është aty ku urdhrat e Beogradit hasin në vështirësi për t’u zbatuar nga qytetarët dhe rendi i dytë i strukturave. Kështu ka ndodhur vazhdimisht edhe në kohën e zgjedhjeve apo mosmarrëveshjeve brenda Listës Srpska”, ka thënë burimi ynë për RTK.
“Për ta zbatuar këtë plan po flitet se janë përfshirë edhe serbët prorusë. ‘Zelja’ka kontaktuar edhe me Momçilo Arllovin, një serb që ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve serbe të inteligjencës, dhe shumë i afërt me Dejan Damnjanoviqin, i cili është shumë i lidhur me rusët Leonid Savin dhe Aleksandar Duginin, ideologun e Putinit”, ka përfunduar burimi./RTK
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...