Me rastin e situatës së krijuar në Lista Serbe, sot është mbajtur takimi i udhëheqjes së Partisë së Pavarur Liberale (SLS), në të cilën përveç kryetarit të partisë Sllobodan Petroviq morën pjesë edhe përfaqësues të zgjedhur komunalë nga radhët e SLS.
Në takim u konkludua se populli serb në Kosovë gjendet në pozitën më të keqe politike në 17 vjetët e fundit, që është pasojë e veprimit të disa individëve nga Lista Serbe, pjesë e së cilës është edhe vetë SLS.
Veprimi i fundit i shefit të grupit parlamentar Sllavko Simiq në seancën e grupit parlamentar të mbajtur më 6 prill nuk mundet të mbetet në hije, thuhet në një komunikatë për media të SLS-it.
Simiq në dhjetë ditët e fundit ka tentuar që pa kurrfarë arsye dhe konsultime me përfaqësuesit e Listës Serbe të ndërrojë tre zëvendës ministra, anëtarë të Listës Serbe dhe në vend të tyre të vendosë njerëz, të cilët në zgjedhjet e kaluara parlamentare ishin kundërshtarë të ashpër të gjithë asaj për të cilën të gjithë janë angazhuar brenda Listës Serbe, konsideron SLS.
Duke u shërbyer me dokumente të falsifikuara, në të cilin thuhet se janë nënshkrimet e të gjithë deputetëve, ai personalisht deshi të ndërrojë edhe Sllobodan Petroviq nga Komisioni për integrime evropiane në Kuvendin e Kosovës, thuhet më tej në komunikatë.
SLS njofton se në takimin e fundit të grupit parlamentar të Listës Serbe, më 6 prill, Simiq nuk ka ftuar anëtarin e këtij grupi Sllobodan Petroviq, me çka ka tentuar të tregojë forcën e vet politike, ndërsa arrogance e vet Simiq e tregoi gjatë seancës kur thirri sigurimin e tij privat që të largojë nga hapësirat Sllobodan Petroviqin.
“Me këtë rast i bëjmë thirrje deputetit Simiq që të shpjegojë pse shërbehet me gënjeshtra kur zëvendësoi ministrin e Administratës Lokale Lubomir Mariq duke thënë se kjo është në pajtim me marrëveshjen, me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe liderin e Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin, me çka solli në ide të gabuara një numër të deputetëve të Listë Serbe. Pse dhe me urdhër të kujt deshi të zëvendësojë Sllobodan Petroviqin nga Komisioni për integrime evropiane dhe tre anëtarë serbë të Qeverisë së Kosovës? A është vetë, apo më ndihmën e kujt bëri falsifikimin e dokumenteve për nënshkrimet e pohuara për shkarkim dhe çfarë i duhet sigurimi privat në takimin e Listës Serbe, nga çka ka frikë?”, thuhet në kumtesën e SLS-it, pas takimit të mbajtur në Graçanicë.
SLS bën me dije se nuk do të lejojnë që veprime të tilla të bëhen model i sjelljes politike, i cili ka për qëllim kërcënimin e dinjitetit të popullit serb në Kosovë.
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...