Serbë në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse. Ceremonitë fetare dhe traditat janë zhvilluar në disa vende të Kosovës.
Në Manastirin e Graçanicës, festa e Krishtlindjes ka filluar me liturgjinë e mesnatës së Shën Gjon Gojartit. Në prani të një numri të madh besimtarësh, liturgjinë e shërbeu mitropoliti Rashkë-Prizren, Teodosije.
Ai e ka lexuar mesazhin e Krishtlindjeve të Patriarkut serb Porfiri.Gjithashtu dhjetëra besimtarë në kishën e Shën Nikollës në Prishtinë kanë festuar Krishtlindjet.
Ndërsa në Mitrovicën e Veriut, një numër besimtarësh u mblodhën në Tempullin e Shën Dhimitrit për të marrë pjesë në liturgjinë e organizuar për këtë ditë.
Një tjetër ceremoni u zhvillua në Manastirin e Banjskës, me zakone dhe rituale të veçanta. Gjatë shënimit të kësaj feste u zhvillua edhe një prej traditave kryesore të Krishtlindjes Ortodokse, ajo e djegies së pemës së Krishtlindjes./rtk
Aksion i policisë në veri/ Mbyllet zyra tatimore serbe në Mi...
Arteta fajëson në mënyrë të çuditshme topin për humbjen e Ar...
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa q...
“Ka puls”, Stresi i uron mirëseardhje Gjestit në Big ...
Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë
Zhduket një person në Lipjan