125 punëtorë të Hekurudhave të Serbisë në Kosovë, të cilët janë gjendur në listat preliminare të punëtorëve tepricë teknologjike janë mbledhur në Stacionin e Trenit në Zveçan, të vendosur për ta ndalur trenin që qarkullon në linjen Mitrovicë e Veriut – Kralevë, por kanë hequr dorë pas insistimit të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën dhe drejtuesve të Hekurudhave të Serbisë.
Pas trenit rus, i cili ishte ndalur në Kralevë dhe nuk ishte lejuar të futet në Kosovë, një vit më përpara, duket se edhe treni që lidhë Kosovën me Serbinë do ta ketë të njëjtin fat.
Janë vetë serbët ata që duan ta ndalin trenin që qarkullon në linjen Mitrovicë e Veriut – Kralevë.
125 punëtorë të Hekurudhave të Serbisë në Kosovë, të cilët janë gjendur në listat preliminare të punëtorëve tepricë teknologjike janë mbledhur në Stacionin e Trenit në Zveçan, të vendosur për ta ndalur trenin që qarkullon në linjen Mitrovië e Veriut – Kralevë, por kanë hequr dorë pas insistimit të Poolicisë së Kosovës, përfaqësuesve të Zyrës për Kosovësn dhe drejtuesve të Hekurudhave të Serbisë, raporton Zeri.Info
Punëtorët e Hekurudhave të Serbisë në Kosovë thonë se për kërshëndella kanë marrë dhuratë listen me emrat e tyre të shpallur tepricë teknologjike. Sipas tyre me sistematizimin e ri të vendeve të punës drejtuesit e “Zeleznice Serbije” kanë shpallur tepricë teknologjike 125 punëtorë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe 8 punëtorë të Shërbimit Teknik të Fushë Kosovës, me seli në Zveçan.
“Ndonëse është planifikuara sot (e enjte) ta ndalim trenin që qarkullon në linjen Mitrovicë – Kralevë, me insistimin e drejtuesve të Hekurudhave të Serbisë, të përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën dhe të Policisë së Kosovës, kemi hequr dorë. Ne presin përgjigje nga autoritetet e pushtetit në Beograd, të cilëve u jemi drejtuar që nga mesi i këtij muaji, që ta zgjidhin situatën në të cilën ndodhemi, ndërsa nëse nuk ka përgjigje, atëherë protestat do të radikalizohen dhe do ta ndalim trenin”, ka thenë njëri prej 8 punëtorëve të Hekurudhave të Serbisë, i angazhuar në punë në Stacionin e Trenit në Zveçan që nga viti 1999, Moma Jovanoviq, deklaratën e të cililt e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.
Ai ka shtuar se posa t’i marrin vendimet do të paraqesin ankesë kolektive. Shefi i sektorit për mirëmbajtje të hekurudhave, Zoran Trajkoviq, ka përseritur se punëtorët kanë protestuar dhe janë kërcënuar se do ta ndalin trenin që lidhë Kosovën me Serbisnë, pasi që ata janë gjetur në listat preliminate të punëtorëve tepricë teknologjike. Sipas tij, lista me emrat e punëtorëve tepricë teknologjike u është dorëzuaar me 27 nëntor, ndërsa ka konstatuar se nuk është logjike shuarja e disa njësive organizative.
“Njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen sepse kjo punë ka qenë burim i vetëm i të ardhurave. Ata nuk kanë çfarë të punojnë, ku të punësohen, nuk ka fabrika, nuk ka institucioone ku do të mund të punonin, fëmijët e tyre nuk kanë ku të punojnë. Ju kemi dretjuar me një letër Ministrisë së Komunikacionit dhe Lidhjeve, Zyrës për Kosovën, drejtorit të përgjithshëm të Hekurudhave të Serbisë dhe presidentit Aleksaandër Vuçiq dhe shspresojnë se do ta marrin një përgjigje poziktive”, ka thenë Trajkoviq, raporton Zeri.Info
E ndërkaq Jovanoviq ka sqaruaar se para 10 ditësh kanë marrë ankes kontrata që janë detyruar t’i nënshkruajnë, në të kundërtën automatikisht do të largohëshin nga puna.
“Na kanë shlkyer si me gomë. Në jemi denuar me vdekje, vetëm duhet ta zgjedhim mënyrën se si ta zbatojnë denimin, me vdekje, me varje apo me pushkatim”, ka thenë Jovanoviq, njëri prej 8 punëtorëve të Shërbimit Teknologjik të Fushë Kosovës me seli në Zveçan, duke përseritur se punëtorët janë zotuar ta ndalin trenin, vetëm se janë duke pritur një përgjigje nga Beogradi, në veçanti nga presidenti Aleksandër Vuçiq.
“Do të ndalim trenin, do të dalim me familje dhe do ta ndalim trenin”, është shprehur kategorik Jovanoviq. Ndryshe, në veri të Kosovës qarkullon vetëm një tren dhe ai në relacionin Mitrovicë – Kralevë, dy herë në ditë.
Sipas Hekurudhave të Serbisë, në gjjithë Kosovës ka rreh 400 punëtroët të Hekurudhave të Serbisë. Hekurudhat në veri janë krejtësisht jashtë kontrollit të autoriteve të Republikës së Kosovës./Zeri.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation