Serbët kërkojnë dy drejtoritë kryesore në Istog

18:13 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ka dështuar përfundimisht për ditën e sotme zgjedhja e kryesuesit në Istog.

Pasi tre asambleistë serbë kërkuan një orë pauzë, të njëjtit nuk janë kthyer më duke bërë që të dështoi zgjedhja në mungesë të kuorumit.

Indeksonline mëson se tre asamblistë serbë po kërkojnë dy drejtoritë kryesore në Istog, atë të Bujqësisë dhe atë të Arsimit.

Votimi i raundit të tretë është shtyer për ditën e nesërme që përkon edhe me afatin e fundit për zgjedhjen e kryesuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme