“Nëse Prishtina thjesht vendos të mos përmbush detyrimet e nënshkruara para Bashkimit Evropian, do të shqyrtohet mundësia e braktisjes së të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës dhe shuarjen e të gjitha institucioneve të Kosovës në mjediset me shumicë serbe në Kosovë”, kanë njoftuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës pas takimit me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqi, dhe me drejtorin e deritashëm, Marko Gjuriqin, raportojnë mediat serbe.
Siç citohet të kenë thënë, refuzimi i Prishtinës që të bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe paraqet goditje në interesat vitale të popullit serb dhe rrezikon të drejtat e tij kolektive politike, ekonomike dhe sociale, thekson komunikata për media.
“Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është interes strategjik i serbëve në Kosovë, ndërsa injorimi i detyrimit që ai të formohet me të gjitha ato kompetencat që i takojnë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit do të trajtohen si sulm i hapur në të drejtat e fituara të popullit tonë.
Serbët kanë kanë pranuar që të marrin pjesë në institucionet e Prishtinës, siç e quajnë ata Republikën e Kosovës, pikërisht pse u është garantuar fuqishëm respektimi i të drejtave kolektive përmes Asociacionit (Bashkësisë) të Komunave Serbe, prandaj ndër të tjera kanë pranuar të formojnë pushtetin lokal dhe institucionet e tjera sipas sistemit të Prishtinës”, theksohet në konkluzione, raporton portali Kosovo Online në gjuhën serbe.
Theksohet se nëse Prishtina njëanshëm vendos të mos përmbush detyrimet e nënshkruara para Bashkimit Evropian, nuk vlejnë as detyrimet serbe të dala nga dialogu i Brukselit, ndërsa do të shqyrtohet edhe mundësia e braktisjes së të gjitha institucioneve qendrore në Prishtinë dhe shuarjen e të gjitha institucioneve sipas sistemit të Prishtinës në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, theksohet në komunikatë, e cila shfaq shqetësimin, siç shprehen ata, për sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj pjesëtarëve të popullit serb, pronave dhe objekteve të tyre të kultit, sidomos ndaj fëmijëve.
Ky kërcënim i serbëve vjen në prag të vizitës së Miroslav Lajçakut, emisarit special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, i cili paraprakisht ka paralajmëruar se në Kosovë vjen për të “zhbllokuar formimin e Asociacionit”, në rrethana që kryeministri Hoti ka thënë se “për Asociacionin s’ka çfarë të bisedohet” dhe se ai do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...