Serbët festojnë me tre gishtat dhe bëjnë thirrje nacionaliste në Kllokot

19:38 | 7 Janar 2020
L G

Serbët në Kosovë festojnë sot krishtlindjet ortodokse, e atyre u janë bashkuar edhe qytetarë nga Serbia.

Në disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, serbët shihen ta kenë eskaluar festën, e cila nuk është vetëm fetare, shkruan Gazeta Express.

Ata dëgjohen duke bërë thirrje nacionaliste kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve.

“Mbështetje për Kishën e Zotit në Mal të Zi për ruajtjen e shenjtorëve dhe besimit ortodoks nga banorët e fshatit Klokot nga Kosova dhe Metohija. Paqja e Zotit, Krishti ka lindur!”, ka shkruar një serb që e ka publikuar videon.

Gjithashtu, ata këngët e tyre nacionaliste i kanë shoqëruar me simbolin e tre gishtave, i cili ka origjinë fetare, por që serbët e përdorin vazhdimisht për qëllime nacionaliste. Ky ka qenë simbol i ushtrisë serbe edhe gjatë luftërave të 90-ave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme