Serbët e veriut fillojnë të mblidhen për protestën në Zubin Potok

11:04 | 27 Shtator 2024
K.B

Serbët e veriut kanë filluar të mblidhen para stacionit policor në Zubin Potok.

Ekipi i portalit Arbesh.info gjendet atje dhe kanë raportuar se Policia e Kosovës është në gatishmëri për protestën, për të ruajtur sigurinë.

Nuk dihet se kush qëndron prapa organizimit të kësaj proteste.

Shkas për protestë thuhet se janë pakënaqësit e qytetarëve serbë me veprimet e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme