Për shkak të qëndrimit të tij pro serb gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në vitin 1999 dhe vizitave të shpeshta në komunitetet serbe në Kosovë, shkrimtari austriak Peter Handke, që mori çmimin Nobel në letërsi, që njihet edhe si mbështetës i Sllobodan Millosheviqit, po konsiderohet si mik nga serbët e Kosovës dhe për nder të tij u mbajt sot një akademi solemne në shtëpinë e kulturës në Graçanicë.
Në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili u dënua me 2 vjet burgim pasi e quajti masakrën e Reçakut një trillim.
Todosijeviq gjithashtu i ka quajtur shqiptarët si terroristë dhe po i njejti është regjistruar sot si deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
“Kur Handke mori këtë çmim, me të cilin në mënyrë diskrete, tha se zëri i tij duhet të dëgjohet dhe të lexohet përsëri, ishte një mundësi për ne që të thoshim atë që kishim thënë për një kohë të gjatë dhe nuk kishte njeri që të dëgjonte. Me Peter Handke kemi fituar maksimumin që mund të marrim, një njeri që është gjithmonë i prirur t’i shikojë gjërat nga një kënd i veçantë, i cili është shumë i rreptë dhe që nuk do të devijojë. Ai njohu efektin e thellë të besëlidhjes së Kosovës te serbët “, tha Prof. Dr Dragan Staniq.
“Handke ishte përcaktuar nga vlerat, ai u bë dëshmitar në një mënyrë që të gjithë neve na ktheu në dëshmitarë, dhe ata që e sulmojnë dhe dëshmojnë janë pjesë e historisë. Ai që më kundërshton mua është engjëlli im mbrojtës. Këta janë njerëzit e vërtetë që na njohin”, tha Zhivojin Rakoçeviq, drejtor i shtëpisë së kulturën në Graçanicë.
“Hanke do të na pyeste për fytyra, sepse një gjeni është në gjendje t’ju lexojë ju njësoj si një prift, të kalojë nëpër eshtra, të vërtetat dhe mashtrimet tona, Dhe ai e bëri këtë në një kohë kur po pyesnim nëse dikush na donte? Ai ishte ai”, përfundoi Rakoçeviq, përcjell Metro.
Afganistani, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po bojkotojnë ceremoninë e ditës së martë për dhënien e çmimit Nobel në shenjë proteste për nderimin me këtë çmim të autorit Peter Handke, të cilin ata e akuzojnë për përkrahje të Sllobodan Millosheviçit dhe mohim të krimeve të luftës.
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...